Historia

Rreth nesh

Tradita është ajo e cila gjithmonë të sjell përvojën më të mirë, madje kur atë e plotëson me profesionalizëm dhe kualitet, gjithmonë arrin në maksimalitet në shijën dhe cilësinë e produkteve. Të mbështetur në traditën tonë për transportin dhe tregtinë e produkteve qumështore që në vitet e 90-ta, ia dolëm që në vitin 2007 të themelojmë kompaninë tonë në fshatin Kamjan dhe të krijojmë brendin personal Laktoza. Nuriman dhe Medahim Ziberi, këtë brend e krijuan me qëllimin që të jetë emër për kualitet dhe 100% produkte natyrale. Fillimisht, kompania jonë punonte me një kapacitet mjaft të vogël, që përfshinte vetëm 3000 litra në ditë. Ky kapacitet ishte i vogël për të sjellur motiv që të vazhdojmë për të arritur kapacitete më të mëdha.

Të sigurtë në punën që bënim dhe të bindur për kualitetin që sillnim në treg, ne punuam vazhdimisht me të gjitha kapacitet tona dhe arritëm që të rrisim prodhimtarinë deri në 8000 litra qumësht në ditë. Furnizimi me qumësht vjen nga banorët të cilët me shumë kujdes dhe dashuri kujdesen për bagëtitë e tyre për të sjellur qumësht kualitativ dhe pa asnjë lloj lënde artificiale shtesë.

Me udhëheqje nga drejtori Zemri Ziberi dhe Xhevit Ziberi me menaxhim të Medahim Ziberit, kompania Laktoza vazhdon të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme në tregun e vendit tonë. Produktet tona janë ato të cilat e mbulojnë një pjesë të madhe të tregut, sepse ne sjellim cilësinë, natyralitetin dhe shijen brenda një produkti.