Rreth Nesh

Tradita është ajo që ju sjell gjithmonë eksperiencën më të mirë, edhe kur plotësohet me profesionalizëm dhe cilësi, gjithmonë arrin maksimumin në shijen dhe cilësinë e produkteve.
Bazuar në traditën tonë të transportit dhe tregtimit të produkteve të qumështit që nga vitet '90, ne arritëm të themelojmë kompaninë tonë në fshatin Kamjan në vitin 2007 dhe të krijojmë markën personale Laktoza. Nuriman dhe Medahim Ziberi e krijuan këtë markë me synimin për të qenë një emër për produkte cilësore dhe 100% natyrale.
Fillimisht kompania jonë punonte me një kapacitet mjaft të vogël, e cila përfshinte vetëm 3000 litra në ditë. Ky kapacitet ishte mjaft i vogël për të sjellur motiv që të vazhdojmë të arrijmë kapacitete më të mëdha. Të sigurt në punën që bënim dhe të bindur për cilësinë që po sillnim në treg, punuam në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona dhe arritëm të rrisim prodhimin deri në 15 mijë litra qumësht në ditë.
Furnizimi me qumësht vjen nga banorët të cilët me shumë kujdes dhe dashuri kujdesen për bagëtinë e tyre për të sjellë qumësht cilësor dhe pa asnjë lloj lënde artificiale shtesë.
E udhëhequr nga drejtori Zemri Ziberi dhe Xhevit Ziberi me menaxhim të Medahim Ziberit, kompania Laktoza vazhdon të jetë një nga kompanitë më të suksesshme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Produktet tona mbulojnë një pjesë të madhe të tregut, sepse ne ofrojmë cilësi, natyralitet dhe shijen brenda një produkti.
![]() ![]() ![]() ![]() |





